Çeku: Ta sigurojë komuna lokacionin dhe projektin zbatues, e pastaj ndërtohet stadiumi i Suharekës

Aktuale

Çeku: Ta sigurojë komuna lokacionin dhe projektin zbatues, e pastaj ndërtohet stadiumi i Suharekës

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:12
Hajrullah Çeku

Sipas ministrit të Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, mbështetja e Ministrisë së Sportit për sektorin e sportit nuk ka qenë asnjëherë më e madhe se tani dhe se sporti është prioritet shtetëror i vendit tonë.

Kjo erdhi pas pyetjes së deputetes Albana Bytyqi në seancën parlamentare lidhur me mungesën e mbështetjes ndaj këtij klubi.

“Mbështetja direkte për sportin është rritur mbi 200 për qind krahasuar me 2019 dhe 2020 për ,më shumë mbështetja institucionale për klubet sportive asnjëherë nuk ka qenë më e madhe se tani vetëm nëpërmjet ligjit të sponzorizimit sporti ka përfituar rreth 9.2 milion euro ne vitin 2022 apo mbi 2 milion euro më shumë se viti paraprak” tha Qeku.

“Pikërisht klubi Ballkani për të cilin aludoni se nuk është mbështetur ka qenë kampion i përfitimeve nga ligji i sponzorizimit në sportin e futbollit duke përfituar 684 mijë e 100 euro gjatë vitit 2022 ky buxhet të hyrat e tjera të klubit dhe menaxhimi i saktë i tij nga ana e drejtuesve të klubit më pas i ka hapur rrugë Ballkanit që të arrijë suksese të mëdha ndërkombëtare me ç’rast të hyrat buxhetore janë shumëfishuar”, shtoi Çeku.

Ndërsa në pyetjen se kur do të ndërtohet stadium i ri në Suharekë, Çeku u përgjigj duke thënë se “Suhareka është e përfshirë në planin e investimeve për infrastrukturën e futbollit për të cilën kemi diskutuar me nivelin lokal dhe me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të futbollit me qëllim konsolidimin infrastrukturën e futbollit”.

“Komuna duhet ta sigurojë lokacionin pastaj pasi ta sigurojë, komuna duhet ta hartojë projektin zbatues dhe momentin që komuna i ndërmerr këto dy veprime ministria dhe qeveria e Kosovës do t’i ndajnë mjetet e nevojshme buxhetore për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat