“Urime, Kosovë! Bravo, Albin!”/ Ironia e Tomë Gashit për takimin në Bruksel rreth asociacionit

Aktuale

“Urime, Kosovë! Bravo, Albin!”/ Ironia e Tomë Gashit për takimin në Bruksel rreth asociacionit

Nga: M.L. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:13
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka ironizuar në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gashin, në një status në Facebook me ironi i”nskenoi” një gjarje sikur Asociacioni i komunave serbe të ishte pranuar sot.

Ky reagim i Gashit erdhi pas deklaratave të shumta dhe hamendësimeve se kryeministri Albin Kurti i ka zbutur qëndrimet e tij lidhur me asociacionin.

Albini u dorëzua - i pranoi kërkesat e Vuçiqit! 😜. Sot, pas Mitrovicës së Veriut, asociacionit të komunave te Kosoves iu bashkuan edhe Leposaviqi e Zubin Potoku.

Deri ne takimin e radhës ne Bruksel, garant edhe Zveçani do t’i bashkohet këtij asociacioni. Urime, Kosovë! Bravo, Albin!”, shkroi ai.

Ndryshe, takimi i sotëm (14 shtator) në Bruksel ka rezultuar pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat