Kurti i ashpër: Masat e padrejta po e dëmtojnë shtetin më demokratik, të hiqen përfundimisht

Aktuale

Kurti i ashpër: Masat e padrejta po e dëmtojnë shtetin më demokratik, të hiqen përfundimisht

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:29
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka dalë para mediave pas takimit trepalësh të zhvilluar në Bruksel, ku ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.

“Sa i përket sanksioneve, de-eskalimi ka ndodhur në Kosovë. Ne duhet te kemi kujdes të mos ketë eskalim. Edhe konfiskimi i armatimit, edhe arrestimi i kriminelëve është në funksion të rendit dhe ligjit.

Për neve sundimi i ligjit dhe deeskalimi nuk janë në kundërthënie. Andaj meqë ka ndodhur ky de-eskalim, udhëzimi është nënshkruar, rruga është e hapur që këto masa të padrejta që po e dëmtojnë shtetin më demokratik, të hiqen përfundimisht”, tha Kurti pas takimit në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat