Librat përplasin Nagavcin me Hoxhajn

Aktuale

Librat përplasin Nagavcin me Hoxhajn

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:38
Nagavci, Hoxhaj

Në seancën e jashtëzakonshme për librat, janë përplasur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit fillimisht i tha se fjalimi i saj ishte përtej notës së saj mesatare, për çka më pas ka reaguar Nagavci. Ajo deklaroi se i njëjti nuk ka kredibilitet për të folur dhe nuk mund ta akuzojë për korrupsion e keqpërdorime.

Gjatë debatit parlamentar për tekstet shkollore të këtij viti, Nagavci i tha Hoxhajt se i njëjti kishte caktuar asistenten e tij si ambasadore.

“Ju në pozitën zyrtare kur keni qenë, asistenten tuaj e keni caktuar ambasadore. Kjo ju tregon se s’keni aspak kredibilitet për të folur për mua. Nuk mund të intimidoni as ju dhe askush. Studimet e mija që ju i referoheni kanë ndodhur në kohën kur unë kam vendosur t’i mbajë me forcat e mia dhe ashtu siç unë kam pasur dëshirë, krahas punës së vazhdueshme që e kam bërë dhe kujdesit për familjen time. Sot dhe asnjëherë ju dhe askush tjetër nuk mundeni të më akuzoni mua për korrupsion dhe as për keqpërdorime”, u shpreh ajo.

Diskutimi mes tyre ka vijuar edhe më tej, kur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përmendur 17 milionëshin për tekstet shkollore të vitit të kaluar. Po ashtu, ai tha se fajtor pse Kosova nuk ka strategji për digjitalizëm, është Nagavci.

“Nëse flasim për keqpërdorime, duhet të ndalim te 17 milionëshi i vitit të kaluar. Së dyti, unë e kam pasur një besim që zonja ministre mund të bëjë diçka në fushën e arsimit derisa e kam parë aty zotëri Pupovcin, por në momentin kur zotëri Pupovci si zëvendësministër e ka lëshuar atë ministri unë e di që ajo ministri më është pa busullë. Nuk kisha pasur fare problem që zotëri Gola të ishte në atë ministri, por këtë kolege nuk e marrë seriozisht dhe nuk e kam ndërmend ta marrë asnjëherë seriozisht. Pritjet e mia janë zero. Së treti, kjo është përgjegjëse kryesore pse Kosova nuk ka strategji për digjitalizëm, se vet personalisht e ka penguar digjitalizimin. Ndërsa për analizën e kurrikulës kur flet, për ta është fizikë bërthamore, s’merr vesh”, shtoi Hoxhaj.

Tutje, Nagavci sërish e ka pyetur Hoxhajn nëse e ka bërë ambasadore asistenten e tij. Gjatë deklarimit të saj, deputeti i PDK-së ka qëndruar pranë foltores

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat