Paçarizi: Kur Kurti ka filluar të merret me çështjen e targave është hequr njohja e ndërsjellë

Aktuale

Paçarizi: Kur Kurti ka filluar të merret me çështjen e targave është hequr njohja e ndërsjellë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:26
Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi sonte në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar të merret me çështjen e targave është hequr njohja e ndërsjellë.

Ai u shpreh se që nga koha e diskutimit të çështjes së tagrave është hequr nga diskursi amerikan shprehja “njohje e ndërsjellë”

“Kjo ka ndodhë në nëntor të vitit 2022, kur z.Kurti është marrë me targat fare panevojshëm dhe ai ka qenë momenti kur prej diskursit ndërkombëtar, amerikan është heqë njohnja e ndërsjellë”.

“Targat janë hala, Kurti ka dashtë t’i heqë, nuk ka mbrri me i heqë, dëmin që e ka shkaktu është që në atë moment, për shkak të moskoordinimit, për shkak të ndëshkimit ndërkombëtar është heqë prej diskursit amerikan zyrtar fjala “njohje e ndërsjellë”, nuk është përmend asnjëherë më “njohje e ndërsjellë”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat