“Pushka top t’u bëftë Albin”, Baraliu mbështet fuqishëm Kurtin – ka edhe një mesazh për shqiptarët në diasporë

Aktuale

“Pushka top t’u bëftë Albin”, Baraliu mbështet fuqishëm Kurtin – ka edhe një mesazh për shqiptarët në diasporë

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2023 Në ora: 00:28
Bleron Baraliu

Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Ai në një postim në Facebook shprehu mbështetje të madhe për kryeministrin Kurti, ku kërkoi që të gjithë ta mbështetin atë në betjën e tij kundër racistëve evropianë që ledhatojnë Serbinë në kurriz të Kosovës.

“Pushka top t'u bëftë Albin Kurti!  Përderisa nuk dorëzohesh para mujsharizmit të disa diplomatëve të turpshëm perëndimorë, çdo atdhedashës shqiptar mbrapa vetes e ke”, shkroi ndër të tjera Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një popull duhet të mbështesë pa ekuivoke kryeminstrin e vet në betejë kundër dallaverxhinjëve, matrapazëve, dhe racistëve evropianë që ledhatojnë s*rbinë në kurriz të Kosovës.  Shqiptarët në Kosovë dhe në diasporë duhet t'ua bëjnë me dije gjithnjë politikanëve meskinë e sikofantë se me bllokim vizash e sanksione të turpshme nuk mund të gjunjëzohet një popull që është në anën e së drejtës, paqes, dhe demokracisë.

Pushka top t'u bëftë Albin Kurti!  Përderisa nuk dorëzohesh para mujsharizmit të disa diplomatëve të turpshëm perëndimorë, çdo atdhedashës shqiptar mbrapa vetes e ke!

 #skazajednicë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat