Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Aktuale

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 11:21
Konjufca

Kuvendi i Kosovës sot po shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Për ndër të kësaj Dite Kuvendi ka hapur dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo ditë tregon rëndësinë dhe vlerat që përfaqëson sistemi demokratik i qeverisjes.

"Gëzohem që çdo vit kjo ditë po shënohet në Kuvend. Këtë ditë po e shënojmë me një lajm të mirë që është anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për qeverisje të hapur. Për ne është arritje e rëndësishme anëtarësimi pas një përpjekje të gjatë që nuk vjen veç me legjislaturën tonë por edhe të atyre të kaluarave. Kjo tregon për pjekurinë e shtetit tonë. Që nga miratimi i deklaratës globale Kuvendi ka marrë një sërë aktivitetesh dhe masash në funksion të rritjes se transparencës. Kuvendi ka miratuar dy plane të veprimit kjo tregon se punon me standardet më të larta të demokracisë. Ne duhet të punojmë më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve tanë”, ka theksuar Konjufca.

Sipas tij përbërja e legjislaturës aktuale i ndihmon deklaratës së tij, sepse siç ka thënë ai, 15 për qind e deputetëve janë “nën moshën 35 vjeçare që me plot kuptimin e fjalës mund të quhen të rinj”.

“Një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja”, është shprehur Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat