“Kur u ktheva, familja kishte qelë të pame për kryeshnosh”: Rrëfimi i padëgjuar më parë i ish-ushtarit të UÇK-së

Aktuale

“Kur u ktheva, familja kishte qelë të pame për kryeshnosh”: Rrëfimi i padëgjuar më parë i ish-ushtarit të UÇK-së

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:30
Agim Hoti

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Hoti ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë të luftës.

Hoti ka treguar një rrëfim personal të plagosjes së tij në luftë.

Hoti, një personazh i luftës por edhe i disa ngjarjeve të krimit të pasluftës, rrëfen se si ishte plagosur derisa po bartte armë në kufirin mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, të njohur si kufiri shqiptaro-shqiptar.

“Më 17 korrik 1998 kemi ra në pritë nga forcat serbe, te Rrasa e Zogut në kufirin shqiptaro-shqiptar. Aty janë vra shumë shokë dhe janë plagosë shumë. Dëshmori i kombit Bashkim Kerolli është vrarë, unë aty jam plagosë. Si i ri më kanë kapur disa bashkëluftëtarë sepse mua më ka rënë të fikët nga plagosja. Më pasë kemi shkuar në Tropojë, kemi shkuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas një muaji, Bekim Berisha – Abeja, na ka marrë disa të rinj që kemi qenë dhe na kanë futur në Kosovë prapë”, rrëfen ai.

Familja e tij, në fshatin Polac të Skenderaj, ndërkohë kishin çelur të pame për kryeshnosh për djalin e tyre.

“Është e veçantë se kur jam kthyer në Kosovë, familja ime kishin menduar se unë jam vrarë. Kanë qelë të pame për mua, për kryeshnosh”, shpjegon ai historinë e veçantë të luftës.

“Ishte ndjenjë e veçantë”, vazhdoi ai. “Ata [familja, v.j] u gëzuan. Disa edhe qeshnin”.

Agim Hoti, rrëfen edhe se si pasluftës kishte kryer dy atentate ndaj Anton Berishës, ish-drejtorit të Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit. Berisha më vonë do të ngjitej në karrierë. Do të bëhej deputet e zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Por, Hoti do të shkonte në burg. Pas vuajtjes së dënimit me burg, ai është risocializuar dhe punon në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat