Konjufca: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe shtet ligjor

Aktuale

Konjufca: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe shtet ligjor

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi kryeparlamentari Konjufca ka përgëzuar Barbanon me rastin e fillimit të detyrës së tij në krye të misionit të EULEX-it, duke theksuar përkushtimin e legjislativit për avancimin e legjislacionit veçmas në fushën sundimit të ligjit, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Konjufca po ashtu është shprehur se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

Ndërsa Barbano, duke e falënderuar Konjufcën për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat