Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE)

Aktuale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE)

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpritën në ndërtesën e Qeverisë delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të udhëhequr nga deputetja Ingjerd Schou.

Aty u diskutua për aplikimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kryeministrit ritheksoi dhe rikonfirmoi përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si vlera kryesore e Këshillit të Evropës e të përbashkëta me Kosovën.

Ai e njoftoi delegacionin nga Norvegjia me aktualitetin politik, zhvillimet e fundit, dhe punën e qeverisë. Diskutuan për përfitimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për progresin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në dy vitet e fundit që e kanë bërë aplikimin tonë të natyrshëm.

Kryeministri Kurti falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe për përkrahjen e kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat