Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, gjykata vendos pro ekstradimit të Dritan Goxhajt

Aktuale

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, gjykata vendos pro ekstradimit të Dritan Goxhajt

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:22
Dritan Goxhaj

Gjykata Penale e Tiranës vendosi “pro” kërkesës për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke i hapur rrugë gjykimit të tij në Hagë.

Goxhaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se qoftë arrestimi, qoftë kërkesa për ekstradim janë të paligjshme.

Kjo për shkak sepse nuk mundet që fillimisht të kërkohet ekstradimi në Kosovës dhe më pas të shkojë në Hagë.

Sipas avokatëve publikimi i emrave në “Facebook” nuk është një shkelje ligji.

Avokati i tij e ka cilësuar si një vendim politik. Për këtë është shprehur se brenda një afati 10 ditor, do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, për të rrëzuar vendimin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat