Halil Geci reagon pasi edukatoret e çerdhes “Gëzimi ynë”, ia rrahen nipin 3 vjeçar: Lisi im, vazhdon beteja!

Aktuale

Halil Geci reagon pasi edukatoret e çerdhes “Gëzimi ynë”, ia rrahen nipin 3 vjeçar: Lisi im, vazhdon beteja!

Nga: N. Sh. Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:32
Pamje se si edukatorja rrah Lisin 3 vjeçar

Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pasi u raportua se edukatoret e këtij kopshti kanë rrahur një fëmijë 3 vjeçar.

Rastin e ka publikuar Fatos Geci, ndërsa pas këtij skandali janë arrestuar edukatoret që pretendohet të jenë të përfshira në rast.

Pas publikimit të këtij rasti, ka reaguar edhe Halil Geci, gjyshi i fëmiut.

Geci thotë se nipi i tij Lisi është rrahur të premten nga edukatoret, ndërsa shton se Lisi do ta fitojë këtë betejë.

“Lisi i bukuri i gjyshit në të premtën paska hyrë në luftë me edukatoret e tih, si gjithmonë fiton më i forti. Të paskan rrahur dhe ngehur zvarë edukatoret, por Lisi e vazhdon betejën, fitorën do ua dedikosh fëmijëve dhe çerdheve të të gjithë botës, që t’mos guxon njeri të dhunon fëmij ashtu siç të dhunuan ty, Lisi im qëllimin e vetëm e ka që ti edukojë të ashtuqujtura “kaubojka edukatore”.  Prandaj, Lisi i gjyshit rri i qetë se sot tërë Kosova është me ty!”, ka shkruar Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat