Takimi Kurti-Vuçiq, Haziri: Kryeministri po e udhëheq dialogun i vetëm, përgjegjësinë ta mbajë vetë ai

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq, Haziri: Kryeministri po e udhëheq dialogun i vetëm, përgjegjësinë ta mbajë vetë ai

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:16
Lutfi Haziri

Më 14 shtator, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, dhe ky takim mes dy palëve i teti me radhë rezultoi pa sukses.

E nga ky takim, pritshmëri nuk pati as ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se përgjegjësia mbetet te Kurti sepse ai  po e udhëheq procesin e dialogut vet.

“Nuk kemi pasë pritje që do të ndodhë diçka në takim, përkundër përpjekjeve të ndërmjetësve as ata se askush nuk kanë pasur pritje. Pozicionet politike janë të njëjtat tash e 21 muaj duke pasë parasysh marrëveshjen e Ohrit. Kurti po vazhdon me e udhëheqë vet këtë proces dhe përgjegjësia bie mbi të”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat