Haziri: E kemi njoftuar Qeverinë që ‘Elefanti’ në dhomën e bisedimeve është draft-statuti i Asociacionit, jemi në pikën zero të marrëveshjes

Aktuale

Haziri: E kemi njoftuar Qeverinë që ‘Elefanti’ në dhomën e bisedimeve është draft-statuti i Asociacionit, jemi në pikën zero të marrëveshjes

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:23
Lutfi Haziri

Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka folur edhe për Asociacionin.

Ai tha se palët Kurti-Vuçiq po luajnë në procesin e dialogut.

Haziri thotë se kryeministri I vendit duhët të dalë ta pranojë para qytetarëve se në marrëveshje është edhe Asociacioni.

“Është e ndershme që Kurti të dalë para qytetarëve dhe të thotë që ka pranuar dhe ekziston në këtë marrëveshje të Ohrit vetë menaxhimin i komunave por kjo nuk po ndodh. Kemi një lojë mes palëve në këtë proces”, tha Haziri. 

Ai tha se opozita e ka njoftuar Qeverinë se ‘elefanti’ në dhomën e bisedimeve është draft-statuti i Asociacionit.

“Kurti një kohë të gjatë ka refuzuar që mos ta themelojë Asociacionin duke mos pranuar publikisht që marrëveshja e Ohrit e njeh dhe do ta zbatoj Asociacionin. Në dokumentin e fundit kanë paraparë ta zbatojnë në hapat e caktuar politik, ne kemi njoftuar Qeverinë e qytetarët se elefanti në dhomë është draft-statuti i Asociacionit, partnerët ja kanë kërkuar draft-dokumentin Kosovës që ta shohin se si e sheh organizmin, strukturimin dhe kufizimin dhe të drejtat e këtij Asociacioni, ne jemi në pikën 0”, theksoi Haziri.

Haziri thotë se masat e BE-së nuk i meritoi Kosova.

“Departamenti Amerikan dhe BE e bënë të qartë që Kosova do vazhdojë të vuaj me masa ndëshkimi, kjo është e padrejtë dhe presion i madh për popullin dhe këtë nuk e kemi merituar por Qeveria”, u shpreh Haziri.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat