Gruda nga PDK: Nuk votojmë asgjë që propozon kjo qeveri

Aktuale

Gruda nga PDK: Nuk votojmë asgjë që propozon kjo qeveri

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:25
Përparim Gruda

Përparim Gruda nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka treguar qëndrimin që kanë ndërmarrë si parti politike karshi propozimeve të partisë në pushtet.

“Në mbledhjen e fundit që kishim për shkak të gjendjes që e ka sjellë Kosovën Albin Kurti, kjo qeveri e izolimit ndërkombëtar e mungesës së përspektivës, kemi vendosur që asgjë që propozon kjo qeveri nuk votojmë, asnjë gjë. Deputetët tanë nuk votojnë asgjë”, ka thënë Gruda.

Ndërsa, për moskalimin në Kuvend të Projekt-Kodit Civil, kryeparlamentari Glauk Konjufca në emisionin “Kallzo Përnime” ka thënë se nuk mund të kalohet pa votat e opozitës.

Lidhur me këtë, Gruda nga PDK ka thënë se sa herë pushteti ka ndonjë zor që të shtyejë një temë, thotë se edhe opozita ka për detyrë që të votojë.

“Sa herë pushteti ka ndonjë zor që të shtyejë një temë, thotë se edhe opozita ka për detyrë që të votojë”, ka thënë tutje Gruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat