“Rruga e Re” e LDK-së/ Nënkryetari Haziri: Kemi planifikuar investime që rrisin ekonominë e vendit

Aktuale

“Rruga e Re” e LDK-së/ Nënkryetari Haziri: Kemi planifikuar investime që rrisin ekonominë e vendit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:38
Lutfi Haziri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur të hënën 100 projektet e zotimet më të mëdha të “Rrugës së Re”.

Projektet, përfshijnë buxhet 4.5 miliardë euro në fund të mandatit të parë, ndërtimin e një centrali me gaz, ndërtimin e një qendre të re spitalore në Prishtinë, ndërtimin e stadiumit kombëtar, e të tjera.

Lidhur me këto projekte ka folur, nënkryetari i LDD-së, Lutfi Haziri.

Haziri tregon në detaje se si janë nisur dhe finalizuar 100 projektet e “Rrugës së Re”.

“Fillimisht e kemi bërë projeksionin financiar sa Kosova ka mundësi me bë rritje buxhetore, fondet që vendi i disponon tani kemi dalë në probleme si në infrastrukturë, projektet e mëdha e të mesme të pa përfunduar se duhet të kenë një logjikë të lidhshmërisë në mes rrugëve në katër shkallë dhe e dimë saktë se kur fillojë e përfundojë këto punime”.

“Ambienti, problemi me ujërat e zeza, trajtimi i shtatëve të lumenjve, uji i pijshëm të jetë i kontaminuar, probleme të energjisë, ekonomisë, pakon e re fiskale, stimulimin  për prodhim ekonominë private, ndërmarrje publike e gjithçka që është zhvillimore në vendin tonë ky projekt i LDK-së është i realizueshëm në katër vitet e para, neve na duhet besimi qytetar. Populli i Kosovës është punëtor do të përfshihet edhe mërgata se roli i tyre nuk është vetëm financiar është dije e provoj amerikane e evropiane. Prej bujqësisë e deri te  energjia ne kemi planifikuar investime që rrisin ekonominë e vendit”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat