“Është mbushur kupa”, Donika Gërvalla e akuzon Lajçakun se po e favorizon Serbinë

Aktuale

“Është mbushur kupa”, Donika Gërvalla e akuzon Lajçakun se po e favorizon Serbinë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:44
Donika Gërvalla-Schwarz

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila gjendet në SHBA, e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për favorizim të Serbisë në kuadër të dialogut.

Gërvalla-Schwarz në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se “është mbushur kupa” nga favorizimi i Lajçak ndaj Serbisë pas takimit në Bruksel javën që shkoi.

“Lajçak, nuk është hera e parë kur ai është treguar tërësisht i njëanshëm në një proces dialogu, në të cilin BE duhet të sigurohej të jetë i paanshëm. Ne disa herë e kemi shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë interne rreth faktit se si Lajçak e udhëheq këtë dialog dhe javën e kaluar është mbushur kupa. Ka qenë tepër i hapur qëndrimi i Lajçakut në favor të Serbisë. Janë prezantuar si të BE-së dokumente të cilat kanë qenë të Serbisë dhe prandaj, për ne është bërë e pamundur që ta vazhdojmë këtë proces në këtë formë. Ne i kemi bërë thirrje BE-së me kanalet tona interne që të kihet më shumë kujdes në mënyrë që ky dialog të ketë një shansë për të pasur sukses”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka mbrojtur qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë për emisarin Lajçak në konferencën e së hënës, si dhe e ka quajtur të dështuar procesin e dialogut.

“Kryeministri i Kosovës s’ka përdorur gjuhë të ashpër vetëm ka treguar realitetin e zhvillimeve në dialog. Ky proces është i destinuar të dështojë. Dy vitet e fundit ka dëshmuar se ajo çfarë ka dëshiruar të realizojë Lajçak ka dështuar. Ne kemi nevojë për një proces i cili është më i drejtë ndaj të dyja palët”, ka deklaruar më tej kryediplomatja kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat