“Kjo është shokuese”/ Analisti Nela i reagon ashpër Hisen Berishës së PDK-së: E pëlqen apo e nuk e pëlqen Albin Kurtin...

Aktuale

“Kjo është shokuese”/ Analisti Nela i reagon ashpër Hisen Berishës së PDK-së: E pëlqen apo e nuk e pëlqen Albin Kurtin...

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:37
Hisen Berisha

Analisti Milaim Nela i ka reagua deputetit të PDK-së Hisen Berishës, i cili po mban qëndrime kundër qeverisë Kurti.

Sipas tij, Berisha kishte vetëm urrejtje ndaj Kurtit “qëndrim ky që ishte shumë më i ashpër se ndaj Vuçiçit”.

“E pëlqen apo e nuk e pëlqen Albin Kurtin nuk ka pikën e rëndësisë por të sillesh ndaj Kosovës dhe interesit të saj në mënyrë kaq të papërgjegjshme është shokuese”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Vazhdoj të ngelem i shokuar nga qëndrimet e politikanëve të opozitës Kosovare ndaj Albin Kurtit!

I radhës sot i ftuar tek Task Force që për mendimin tim i bëri trajtim shumë profesional kësaj çeshtjeje ishte Hisen Berisha!

Si rrallë herë nuk arrita ta kuptoj qëndrimin e Hisen Berishës ndaj çeshtjes përpos urrejtjes së dukshme të tij ndaj Albin Kurtit qëndrim ky që ishte shumë më i ashpër se ndaj Vuçiçit, ndërmjetësve të BE-se Lajçak dhe Borrel të cilet sillen as me pak as me shumë se sa emisarë të Serbisë!

E pëlqen apo e nuk e pëlqen Albin Kurtin nuk ka pikën e rëndësisë por të sillesh ndaj Kosovës dhe interesit të saj në mënyrë kaq të papërgjegjshme është shokuese!

Këtë e bën vetëm opozita kosovare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat