A po e izolon Kurti Kosovën ndërkombëtarisht? Flet deputeti i Vetëvendosjes

Aktuale

A po e izolon Kurti Kosovën ndërkombëtarisht? Flet deputeti i Vetëvendosjes

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:02
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje  Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje  Adnan Rrustemi ishte këtë të martë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mwhillin”, në Euronews Albania për të folur rreth deklaratave të kryeministrit të Kosovës kundër të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Rrustemi, sikurse Kurti tha se Lajçak po sjell  një agjendë personale dhe nga marrëveshja me 11 pika duket se për të më shumë ka rëndësi Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

I pyetur nëse deklaratat e Kurtit po izolojnë ndërkombëtarisht Kosovën, deuteti i Vetëvendosjes u përgjigj:

“Nuk ka arsye, Kosova është pala më e interesuar për t’u implementuar marrëveshja e Brukselit, të 11 pikat. Pasi kjo marrëveshje në përmbajtje parasheh njohjen “de facto” reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa dyshim që parasheh edhe obligimet për Kosovën në lidhje me mekanizmin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe statusin e kishës serbe në Kosovë, por sjellja e ndërmjetësuesit duket se për të gjëja e vetme e rëndësishme në këtë marrëveshje, është themelimi i asociacionit”, tha Adnan Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat