Haradinaj: Kurti është rrezitur me Lajçakun në Greqi, me Ramën shkojnë ‘gjak e lak’

Aktuale

Haradinaj: Kurti është rrezitur me Lajçakun në Greqi, me Ramën shkojnë ‘gjak e lak’

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:15
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kërkesa e opozitës është që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të mos largohet nga Perëndimi dhe të ulet urgjentisht për diskutim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj foli për raportin e Kurtit me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se është rrezitur në Greqi, ndërsa me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkojnë ‘gjak e lak’.

“Nuk mundet me kanë ma mik i mirë Greqia sesa Shqipëria, z.Kurti është rrezitë me Lajçakun në Greqi, ndërsa me kryeministrin Edi Rama, gjak e lak shkojnë. As për së afërmi nuk janë qysh duhet me kanë, edhe ne kemi pas përplasje kur ka qenë ideja për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve, por pa kompromis jemi konë”, tha ai.

“Nuk duhet me mbajt huj me kryeministrin e Shqipërisë. Sepse kur ishte Kosova në krizë, ishte kryeministri i Shqipërisë që i liroi policët e kidnapuar”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat