Statovci: Ndërkombëtarët nuk kanë dhënë kurrë garanci në zbatimin e pikave të marrëveshjes

Aktuale

Statovci: Ndërkombëtarët nuk kanë dhënë kurrë garanci në zbatimin e pikave të marrëveshjes

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:30
Jeta Statovci

Deputetja nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci, vlerësoi që faktorët ndërkombëtarë nuk kanë dhënë kurrë garanci në zbatimin e pikave të marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

Në kuadër të diskutimit për takimin e 14 shtatorit të nivelit të lartë në Bruksel, Statovci tha se përkundër shkeljeve nga pala serbe, nuk ka pasur reagime nga ndërmjetësuesit e dialogut.

“Faktori ndërkombëtar asnjëherë nuk ka ofruar garanci në aspektin e pikave tjera, sepse e kemi parë që vazhdimisht ka pasur shkelje, mirëpo jo reagime nga pala e cila ndërmjetëson. Kjo ka bërë që të ketë hamendësim karshi këtij procesi, përkundër gatishmërisë që Kosova ka pasur për t’i bërë hapat e parë. Kosova asnjëherë nuk ka luajtur me dy karta, tani mund ta ketë disavantazhin, mirëpo ka qenë gjithmonë e pozicionuar drejtë”, deklaroi Statovci.

Ndërkaq, kujtojmë që pas përfundimit të takimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për njëanshmëri dhe deformim të procesit të dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat