Berisha: Qeveria Kurti do të mbahet mend për video produksionet e propagandës

Aktuale

Berisha: Qeveria Kurti do të mbahet mend për video produksionet e propagandës

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 23:42
Hisen Berisha

Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet në mend tash e tutje vetëm për video produksionet e propagandës.

Kjo sepse sipas Berishës, ky është i vetmi avancim dhe zhvillim në vend që e ka arirtë kjo Qeveri.

“Kjo Qeveri do të mbahet në mend tash e tutje dhe është shëndrruar faktikisht, dhe i vetmi avancim dhe zhvillim në këtë vend që e ka arritë kjo qeveri edhe në aspektin ekonomik e social është video produksionet e propogandës. Disa kanë qenë video vërtetë të prodhuara për propagandë, i keni përjetu dhe tjerat kanë qenë të improvizuara para mediava, qoftë në Bruksel, qoftë në vend me ato slloganet e tij, e ato formulimet e tij strategjike që faktikisht janë të pranueshme për atë komunitetin që ai i ka quajtur se kanë bërë analiza kabinetartë e tij me preardhje të ndryshme aty brenda proletare”, tha Hiseni.

Tutje shtoi se “kanë bërë analiza të shumta dhe kanë kuptu se është një komunitet 47 për qind i analfabetëve funksional, pra të tipit mar melanian të cilët i pranojnë këto dogma të tij, për të cilët këto paraqesin arritje dhe tani i kanë kthyer bile deri në atë motivimin që, ani se duhet ti revanshohen edhe gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare dhe këtë e ka arritë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat