Sveçla: Arsenali i armëve të gjetura në veri i takojnë organizatës “Severna Brigada”, është armatim i gjeneratës së fundit të prodhuar në Serbi

Aktuale

Sveçla: Arsenali i armëve të gjetura në veri i takojnë organizatës “Severna Brigada”, është armatim i gjeneratës së fundit të prodhuar në Serbi

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 00:59
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka treguar detaje lidhur me aksionin Policisë së Kosovës në qershor, ku në Zveçan u gjet sasi e madhe e armatimit. Këto, tha Ministri, janë sjellur në mënyrë të organizuar nga Serbia, për t’i furnizuar strukturat e tyre kriminale në Kosovë.

Sveçla ka treguar se ky kontigjent i takon organizatës së ashtuquajtur “Severna Brigada”, dhe se dihen edhe të përfshirit në bartjen dhe strehimin e tij. Tutje, ka thënë se këto janë armatime të reja, të prodhuara në Beograd, dhe se nuk datojnë që nga koha e luftës.

“Patjetër që Policia e Kosovës ka informatat e duhura mbi këtë kontigjent të armëve ilegale të zbuluara. Këto, në aspektin kujt i takojnë si anë, si forcë, si grup, është e qartë. Këto janë të organizatës Severna Brigada. Dihen edhe individët e përfshirë në mbledhjen, bartjen, strehimin e këtyre armëve”.

“Këto armë janë furnizu drejtpërdrejtë nga Beogradi. Nuk janë armë të mbetura nga koha e luftës”, deklaroi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ky armatim për të cilin ka folur Ministri ishte gjetur në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.

Brenda veturës janë gjetur armatime të ndryshme, mjete shpërthyese si dhe radiolidhje me numër brenda saj, veshje ushtarake dhe 19 emblema të Severna të Brigadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat