Gjykata merr vendim për dy edukatoret që dyshohet se dhunuan fizikisht 3-vjeçarin në Fushë Kosovë

Aktuale

Gjykata merr vendim për dy edukatoret që dyshohet se dhunuan fizikisht 3-vjeçarin në Fushë Kosovë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:22
Dy edukatoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy edukatoreve të institucionit parashkollor ‘Gëzimi ynë’ në Fushë Kosovë.

Edukatoret dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha se gjyqtari i procedurës paraprake u ka shqiptuar dy të dyshuarave masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji veç e veç.

Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa 3-vjeçari, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa tashmë janë publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat