“Naftarët fitojnë 20-30 centë për litër”, Berjani: Shteti duhet të marrë masa ndaj të gjithë atyre që abuzojnë me çmime

Aktuale

“Naftarët fitojnë 20-30 centë për litër”, Berjani: Shteti duhet të marrë masa ndaj të gjithë atyre që abuzojnë me çmime

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:11
Fadil Berjani

Gjatë ditës së djeshme u raportua se naftëtarët mesatarisht fitojnë nga 20 deri në 30 centë për litër naftë.

Çmimi mesatar i importit në 18 ditët e para të muaji, sipas të dhënave të doganës, llogaritet të jetë 1 euro e 20 centë, përfshirë edhe taksat.

Megjithatë, në disa pompa, çmimi i naftës arrin në 1.58 centë për litër, apo 38 centë më shtrenjtë se mesatarja e importit.

Për të folur për këtë, në emisionin A LIVE ishte i ftuar kryetari i Shoqatës së Natarëve, Fadil Berjani.

Ai në këtë emision mohoi se mazha e fitimit të natarëve mund të jetë 28 cent.

“Mazha e fitimit sa i përket kanë qenë dy-tri vendime, po ato vendime nuk kanë qenë aq profitabile që kanë mujt me ulë çmimin. E kemi pasë muajin e kalum një vendim të tillë, ai vendim i cili ndoshta na ka dëmtu konkurrencën treg me bo, se konkurrenca treg e ul çmimin. Për momentin konkurrenca e madhe është në treg, që rast konkret unë sot punoj me 8 centë mazhë fitimi, mazha e fitimit ka qenë dymbëdhjetë centë përpara me pakicë, ndërsa importi ka qenë 2 centë”, tha Berjani.

Ai tha se, në qoftë se këto të dhëna janë të sakta, shteti duhet të marrë masa.

“Ju lutem, mos të ketë dezinformata. Në qoftë se ka dikun, Qeveria duhet me marrë masa. 28 centë, ju lutem, është shumë e madhe. Unë s’e kam dëgjue deklaratën e ministrit Murati, po unë nuk di që ka dikun mazhë të fitimit 28 centë. Ajo është fitim i madh. Aty duhet ndërmarrë masa shteti, të kontrollon qysh duhet shteti. Unë i gjykoj ata në qoftë se ata fitojnë 28 centë. Atëherë shteti duhet të merr masa të ndryshme, si është e mundur. unë për veti po fola më herët, se unë mazhën e fitimit sot e kam 8 centë, bruto. Ku është punëtori, ku janë taksat, ku janë ato obligime tjera, ama 28 centë mos është një dezinformatë se mua nuk ma merr mendja, mos e ka edhe dogana gabim, sepse unë s’kam këso informata. Edhe apeloj te kryeministri dhe te ministri Murati, te Rozeta Hajdari, të gjithë ata të cilët abuzojnë me çmime, merrni masa”, u shpreh Berjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat