“2 euro me qenë çmimi i naftës, veturat prapë nuk ndalen” – Berjani thotë se nuk ka krizë në Kosovë aq sa po thuhet

Aktuale

“2 euro me qenë çmimi i naftës, veturat prapë nuk ndalen” – Berjani thotë se nuk ka krizë në Kosovë aq sa po thuhet

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:14
Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatës së Natarëve, Fadil Berjani, duke komentuar çmimet e derivateve në vend, tha se në Kosovë nuk krizë aq sa po e bëjnë qytetarët.

Përkundër çmimit të lartë të derivateve, ai tha se automjetet nuk po ndalen, madje as kur ka qenë çmimi rreth 2 euro për litër.

“Jeni duke e pa, për shembull në rreth orës tre, orës katër, hyrja e Prishtinës sa automjeti është. Do të thotë edhe 2 euro, me qenë çmimi, kur ka qenë 2 euro çmimi, automjetet nuk janë ndalë dhe prapë nuk po ndalen. Kështu që nuk ka njëfarë krize në Kosovë që bëjnë qytetarët që po i pyetni nëpër rrugë se nafta shtrenjtë, nafta e lirë, po a po ju thuani ju qytetarëve se sa është në Shqipëri, sa është në Serbi, sa është në shtete të tjera”, tha Berjani.

Ai tha se qytetarët, edhe pse nuk e kuptojnë në nivelin e duhur si funksionon tregu i naftës, dinë vetëm të ankohen për çmimet.

“Kjo është një dezinformatë nëpër media ku po iu jepet hapësirë qytetarit që nuk e din ndoshta edhe çka o nafta në nivelin e duhur që është duhet me kanë, po vetëm thotë çmimi shtrenjtë, çmimi shtrenjtë. Edhe unë e thash çmimi i derivateve është shumë i lartë për standardin që e kemi. Kish me qenë mirë me kanë 1 euro, por duhet ta kuptojmë që çmimin e përcakton BERA dhe organizata prodhuese OPEC. Kjo është ajo të cilën e kem këtë çmim për momentin”, u shpreh Berjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat