Krasniqi: Dërgojani këtë video Vitisë e Kurtit, mos po e kryejnë ndonjë punë në sistemin e mjerueshëm shëndetësor të Kosovës

Aktuale

Krasniqi: Dërgojani këtë video Vitisë e Kurtit, mos po e kryejnë ndonjë punë në sistemin e mjerueshëm shëndetësor të Kosovës

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-deputeti i Kosovës, Frashër Krasniqi, ka realizuar një video në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dhe ka kërkuar që kjo “video t’i dërgohet ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë e kryeministrit Albin Kurtit, mos helbete po e kryejnë naj punë n’sistemin e mjerueshëm shëndetësor t’Kosovës”.

“Kam hyrë në njërin nga dhomat ku duhet të qëndrojë një pacient, por në fakt qëndrojnë tre pacienta, se nuk ka dhoma për një pacient”, ka thënë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Frashër Krasniqi.

Më tej, ai ka treguar murin që, sipas tij, është me mykë dhe papastërti e që është te koka e pacientëve.

“Këto janë kushtet. Le të me thotë mua dikush që nuk ka mundur Arben Vitia për tri vite me rregullua këtë muri, nuk po thotë askush m’i sjellë ekspertët nga Amerika as nga Evropa se ndoshta Kosova nuk mundet më i sjellë”, ka deklaruar Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se këto probleme ministri i Shëndetësisë ka mundur që t’i rregullojë për 3 ditë.

Krasniqi ka përfunduar duke thënë se “nuk ka nevojë unë t’i filmoj këto probleme, se qytetarët e dijnë më mirë se përballen për çdo ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat