Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e tre personave

Aktuale

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e tre personave

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:34
Personat e kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e tre personave.

Sipas njoftimit, të dyshuarit  kërkohen për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat