Arifi: Kurtit i është ngushtuar hapësira e manovrimit, bisedimet në Bruksel tani janë vetëm për Asociacionin

Aktuale

Arifi: Kurtit i është ngushtuar hapësira e manovrimit, bisedimet në Bruksel tani janë vetëm për Asociacionin

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 17:56
Avni Arifi

Në takimin e 14 shtatorit temë ishte edhe Asociacioni.

Madje, u kërkua që ky i fundit të implementohet sa më shpejtë, gjë të cilën kryeministri Kurti e refuzoi.

Lidhur me këtë ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se hapësira e manovrimit në dialog Kurtit i është ngushtuar.

Dhe, duke parë që ky i fundit po ndryshon qëndrime në vazhdimësi, mund ta bëj edhe Asociacionin.

“Unë besoj se hapësira e manovrimit të kryeministri Kurti është ngushtu. Pra, e tërë esenca e bisedimeve të Brukselit është kthy te Asociacioni, do të thotë bisedimet në Bruksel nuk janë më për temat tjera por janë për Asociacionin e që i takon kryeministrit Kurti që të informojë opinionin se cilat do të jenë hapat e tij, a do ta draftoj Asociacionin apo do të insistojë është vështirë me ditë. Marrë nga ajo çka kemi parë deri tash në vazhdimësi ka ndërru mendim Kurti, pra është e pritshme që do të kemi edhe draft-statutin e Asociacionit”, ka deklaruar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat