“Lajçak i shitur te Vuçiq?”, deputeti i Ramës i çon mesazh Kurtit

Aktuale

“Lajçak i shitur te Vuçiq?”, deputeti i Ramës i çon mesazh Kurtit

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 18:01
Edi Rama dhe Albin Kurti

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Etjen Xhafaj, ka komentuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti e ka akuzuar Lajçaun  për qëndrime të njëanshme dhe për këtë Xhafaj, tha se nëse të gjitha ato që ka deklaruar Kurti janë të vërteta, ai mbase mund të ketë të drejtë në qëndrimet e tij, por emërimi i Lajçak është vendosur nga Bashkimi Evropian.

“Nëse të gjitha detajet e asaj që kryeministri i Kosovës, ka deklaruar publikisht janë të vërteta, besoj se është e mundur në bazë të asaj që zoti Kurti beson, por kur flitet për negociatorë mes palësh i gjithë ky proces, lobimi kush do të jenë figurat se kush do e bëjnë këtë, të paktën sa i përket institucioneve të Bashkimit Europian, ndodh në Bruksel”, tha ai.

“Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zotin Escobar ndryshon pak çështja, pasi Departamenti i Shtetit vendos negociatorë të drejtpërdrejtë nuk është se i pyet palët po merr njerëz të cilët kanë ekspertizën e caktuar në rajon dhe i njohin çështjet e rajonit me themeli. Unë besoj se në procese të tilla ndërmjetësit janë njerëz jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

I pyetur nëse shiten apo blihen ndërmjetësit, Etjen Xhafaj tha se nuk beson se kjo ka ndodhur.

“Nuk besoj se kjo ka ndodhur ndonjëherë, ndërmjetësit mund të kenë treguar një rreshtim me palën tjetër, por gjithsesi mendoj se i gjithë ky diskutim mund të ndodhte me shumë më tepër diplomaci”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat