Këta janë të dyshuarit që u arrestuan në aksionin ku u kap polici Nura, përfundojnë në paraburgim

Aktuale

Këta janë të dyshuarit që u arrestuan në aksionin ku u kap polici Nura, përfundojnë në paraburgim

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 18:10
Policia e Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Policinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar të martë një aksion policor, që rezultoi me arrestimin e pesë personave, në mesin e të cilëve edhe zyrtari policor, Safet Nura, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe bixhoz të paligjshëm.

Burimet kanë bërë me dije se dy nga katër qytetarët e arrestuar janë Qazim Thaçi dhe Rron Kokollari, të cilët bashkë me policin e dyshuar Nura, kanë përfunduar në paraburgim.

Ndaj pesë të dyshuarve, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila është aprovuar ndaj tre të dyshuarve.

Kurse të dyshuarit, Valon Buçinca dhe Getoar Hoxha, janë liruar, për t’u mbrojtur nga liria.

Veprat penale për të cilat dyshohen të njëjtit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënje ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat