Këta janë biznesmeni dhe zyrtari i komunës së Ferizajt që u arrestuan për keqpërdorim dhe mashtrim

Aktuale

Këta janë biznesmeni dhe zyrtari i komunës së Ferizajt që u arrestuan për keqpërdorim dhe mashtrim

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:03
Hyzer Hyseni dhe Skender Baftiu

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar të Komunës së Ferizajt si dhe një përfitues të tenderit pasi të njëjtit dyshohen për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik.

Përfituesi i tenderit i cili u arrestua është biznesmeni Hyzer Hyseni i kompanisë “Euro Beton“, ndërsa zyrtari komunal i arrestuar është arkitekti i komunës Skender Baftiu.

Sipas komunikatës së Policisë, ata dyshohen që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, kanë ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe buxhetit të Kosovës në vlerë prej 67.659.41 euro.

“Më këto veprime,  i dyshuari S.B. duke mos zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë e Menaxherit të Projektit, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, kurse I dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik”.

Sot me datë 20.09.2023, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës ku me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat