Lajçak: Me presidenten Osmani diskutuam për dialogun, u pajtuam ta vazhdojmë diskutimin tonë

Aktuale

Lajçak: Me presidenten Osmani diskutuam për dialogun, u pajtuam ta vazhdojmë diskutimin tonë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:12
Foto nga takimi

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak  është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Neë York të ShBA-së.

Ai ka njoftuar se me presidenten Osmani kanë diskutuar për dialogun dhe për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi, derisa shtoi se kanë rënë dakord t’i vazhdojnë diskutimet.

“Pati një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten VjosaOsmani për gjendjen e dialogut dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka thënë ai.

Ditë më parë emisari Lajçak morri akuza të rënda nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ai po koordinohet me Serbinë.

Akuzat e Kurtit i ka mohuar Bashkimi Evropian duke i quajtur të pa baza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat