Zemaj bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë në takimin e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare

Aktuale

Zemaj bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë në takimin e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:30
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, kanë marrë pjesë në takimin e radhës të Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare/Conference of National Armaments Directors (CNAD).

Ky takim mbahët në kuadër të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës – UDCG.

Zemaj tha se Kosova është rreshtuar së bashku me 50 shtete të tjera në mbështetje të Ukrainës e cila po përballet me agresionin rus.

“Me moton “Të bashkuar fuqishëm dhe deri sa të jetë e nevojshme për mbështetjen e Ukrainës”, Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me mbi 50-të shtete në koalicionin e Aleateve dhe Partnereve më në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , është partnere kredibile dhe kontributdhënese për paqën, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në botë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat