Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Aktuale

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:36
Dushan Janjiç

Analisti serb Dushan Janjiç ka folur rreth situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kundrejt të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Janjiç tha se Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçak, por edhe ky i fundit nga ana e tij ka bërë shumë gabime.

Analisti shtoi se parë nga perspektiva e serbëve, Lajçak po mban anën e Kurtit.

“Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçak. Por nga ana tjetër Lajçak ka bërë shumë gabime. Nga perspektiva e serbëve ai mban anën e Kurtit, këtu dhe për shumë muaj të tjerë më parë”, tha analisti serb në euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat