Avokati Berisha i ashpër pas vendimit për rastin “Stenta 2”

Aktuale

Avokati Berisha i ashpër pas vendimit për rastin “Stenta 2”

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:17
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj mjekëve të akuzuar në rastin e njohur ‘Stenta 2’. Berisha është shprehur i ashpër për siç tha ai, krimin që është kryer ndaj mjekëve në këtë rast.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Berisha ka kërkuar ndëshkimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, teksa ka shkruar se sot kërkim falja është pak.

“Në këtë rast vlenë ajo që unë e kam thënë disa herë ndër vite: Krim kreu prokuroria e jo mjekësia!

Sot do duhej të ndihen të turpëruar të gjithë ata që i kontribuuan krimit të kryer ndaj mantilbardhëve.

Sot kërkim falja është pak, ndëshkimi është domosdoshmëri!“, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat