“Je PDK me Zemër” – “Që 15 vjet jam me VV-në”- Përplasen Gashi e Rrustemi

Aktuale

“Je PDK me Zemër” – “Që 15 vjet jam me VV-në”- Përplasen Gashi e Rrustemi

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:19
Rrustemi, Gashi

Analisti Astrit Gashi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi janë përplasur në Debat Plus ku po diskutohej për dialogun Kosovë – Serbi.

Gashi iu drejtua Rrustemit duke i thënë se është me PDK-në dhe jo me VV-në.

“Ti as Vetëvendosje nuk je, sinqerisht, ti je PDK me shpirt e me zemër”, tha Gashi.

Atij iu kundërpërgjigj Rrustemi duke thënë se “Që 15 vjet jam në VV, që 15 vjet jam, unë jam VV në thelb… Me kënd ke pi sot? Me kënd ke ndejt kush të ka porositë zotëri Gashi. Ti je i kotë”.

Kurse Gashi ia ktheu duke e pyetur “prej cilës parti ke dalë në VV? A je kanë në PDK ndonjë ditë?”.

“Kurrë në jetë nuk kam punu në PDK”, u përgjigj Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat