Tomë Gashi: Agim Idrizi është dëshmitar i ricikluar, ka dëshmuar edhe para 15 viteve

Aktuale

Tomë Gashi: Agim Idrizi është dëshmitar i ricikluar, ka dëshmuar edhe para 15 viteve

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:40
Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokat, ka folur në Pressing edhe për dëshmitarin Agim Idrizi në Gjykatën Speciale.

Ai tha se Idrizi ka qenë në një dëshmi edhe 15 vite më parë kur akuzohej i ashtuquajturi “grupi i Kaçanikut”.

Gashi thotë se është befasuar kur e ka parë Agim Idrizin duke dëshmuar në Speciale.

“Për mua ka qenë tepër befasuese kur e kam pa sepse këtë dëshmitar e kam parë edhe në gjykim para 15 apo më shumë viteve në Prishtinë. Unë kam qenë avokat i komandantëve që kanë qenë të akuzuar. Ka qenë një prej dëshmitarëve kyq Agim Idrizi dhe në atë rast kam qenë avokat i njëri nga të akuzuarit në të ashtuquajturin ”grupi i Kaçanikut”, ka thënë ai.

Më pas, ai tha se Gjykata Speciale e ka ricikluar këtë dëshmitar.

”Është pak problematike sesi Gjykata Speciale e ka rikthyer, që ky dëshmitar të jetë sërish i ricikluar kundër pjesëtarëve të UÇK-së”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat