Rrustemi: Qasja e Lajçakut, mundëson vetëm implementimin e pikave të marrëveshjes që i interesojnë Serbisë

Aktuale

Rrustemi: Qasja e Lajçakut, mundëson vetëm implementimin e pikave të marrëveshjes që i interesojnë Serbisë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 22:02
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, gjersa ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka kritikuar qasjen e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, duke shprehur shqetësimin e tij se kjo qasje mund të rezultojë në moszbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe favorizimin e Serbisë mbi Kosovën.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka kritikuar qasjen e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është gabim.

Ai ka shprehur shqetësimin se kjo qasje mund të formojë një skenar që do të pengojë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe mund të favorizojë Serbinë në dëm të Kosovës.

“Qasja e Lajçak është e gabueshme, dhe bindja jonë është natyrisht se një qasje e tillë padyshim formëson ose prodhon një skenar që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit nga neni i parë deri te neni dhjetë. Dhe mundëson implementimin vetëm të pikave në mënyrë të kufizuar të cilat i interesojnë Serbisë”, është shprehur ai.

Rrustemi ka theksuar se neni 1 dhe 2 i marrëveshjes bazë midis dy vendeve janë më të rëndësishme më shumë se neni 7 dhe 10.

Nenat 1 dhe 2 siç ka thënë ai në emisionin Debat Plus, flasin për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për raportet fqinjësore dhe barazinë e shteteve.

“Nuk mund të jetë asnjëherë neni 7 i ndërlidhur me nenin 10 me i rëndësishëm se neni i parë dhe neni dy, jo se neni i parë dhe neni dy janë në interes te Kosovës, pro flasin për respektim të integritetit dhe sovranitetit, flasin për raportet fqinjësore mbi barazinë e shteteve”, ka thënë ai.

“Nuk mund të kushtëzohet një marrëveshje bazë për të cilën jemi dakorduar duke e tërhequr nga sirtari një marrëveshje tjetër dhjetë vite më parë si kushtëzim për ta impelmentu këtë marrëveshje. A mund të flasim për marrëveshjen që jemi pajtuar në shkurt?”, ka deklaruar tutje Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat