Zjarr në afërsi të Aeroportit të Prishtinës: Flasin nga Policia

Aktuale

Zjarr në afërsi të Aeroportit të Prishtinës: Flasin nga Policia

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 22:50
Aeroporti Adem Jashari

Një zjarr ka shpërthyer sonte në mbrëmje në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas pamjeve të publikuara, shihet që flakët ka kapluar një sipërfaqe të madhe dhe akoma nuk dihet shkaktari.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia në Aeroport.

Komandanti i Policisë Kufitare në Aeroport ka bërë të ditur se zjarri është jashtë perimetrit të sigurisë, si dhe nuk cenon operimet.

Ndryshe, Zjarrfikësit bashkë me ekipet përkatëse tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të intervenuar dhe kryer ekzaminimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat