Humolli: Kosova nuk është dashur ta pranojë BE-në si ndërmjetësuese në dialog

Aktuale

Humolli: Kosova nuk është dashur ta pranojë BE-në si ndërmjetësuese në dialog

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 23:02
Fatmir Humolli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për njëanshmëri dhe deformim të procesit të dialogut me Serbinë.

Lidhur me këtë, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, vlerësoi që Kosova nuk është dashur nga fillimi ta pranojë Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog.

“Bisedat me ndërmjetësit e Bashkimi Evropianë, janë jo në rregull. Qeveria aktuale duhet të kërkojë besimin e qytetarëve për rrugën në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. E vërteta historike është që Kosova nuk është dashur ta pranojë Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog. Si të presim të na ndihmojë dikush nga ndërkombëtarët, kur i fusim thikën vetvetes. Aktualisht ka deputetë të pakënaqur brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo nuk mjafton që të ndërrojnë partinë”, deklaroi Humolli në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, sa i përket kërkesave të subjekteve politike opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Humolli pretendoi se Kurti e din saktë që nuk mund t’i fitojë zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat