Tahiri: Kosova ka dështuar në dialog

Aktuale

Tahiri: Kosova ka dështuar në dialog

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 23:46
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, vlerësoi që Kosova “ka dështuar” në dialog me Serbinë.

Madje sipas saj, si pasojë e lëshimeve të kryeministrit, Albin Kurti, dialogu tanimë ka hyrë në fazën e Asociacionit.

“Kosova ka dështuar në këtë dialog për shkak të Qeverisë që nuk ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje me njohje reciproke mes të dyja shteteve. Përkundrazi, shtoi kompromiset duke dhënë autonomi për pakicën serbe. Kryeministri Kurti e humbi rastin, bëri lëshime të mëdha dhe tanimë mund të them që dialogu ka hyrë në fazën e Asociacionit. Kur e dimë që kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me sajet e kundërshtimit të Asociacionit, tani ka zgjedhur qasjen e zvarritjes”, deklaroi Tahiri.

Njëherit, Tahiri shtoi se Kurti të paktën në këtë fazë duhet të bashkohet me opozitën.

“Kurti së paku në këtë fazë duhet të bashkohet me opozitën. Kryeministri tani është në një udhëkryq, nuk po di çfarë të bëj, mirëpo me kritika nuk do të zgjedhë çështje. Tani duhet një unitet politik dhe kombëtar në Kosovë që t’i bëjë ballë kësaj sfide”, potencoi tutje Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat