Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Aktuale

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 06:12
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, foli për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar sot nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ambasadori Hoxha thotë se Shqipëria qysh më parë ka formuluar qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës.

“Ne duam sa më pak Kosovë në Këshillin e  Sigurimit dhe sa më shumë Kosovë në OKB. Kosova nuk është më çështje e sigurisë me të cilën duhet të merret Këshilli i Sigurimit”, tha në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Hoxha thotë se janë munduar gjithmonë të dëshmojnë se Kosova është rast krejtësisht ndryshe nga Donbasi.

Ai theksoi se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë.

“Ne duhet të punojmë në mënyrë të padiskutueshme që rrethi i shteteve që e njohin Kosovën të zgjerohet. Edhe sikur të kishim 30 njohje të reja nesër, thelbi i situatës nuk ndryshon”.

“Unë mendoj se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë, vetëm kur ngërçi i krijuar dhe i thelluar dhe për shkak të aktivitetit të Serbisë, është fakti që në tërësi i gjithë spektri i vendeve që mund të ishin më të ndjeshme për njohjen e Kosovës, bazohen në idenë se ka një proces negocimi dhe të presin përfundimin e tij. Pa një marrëveshje me Serbinë Kosova nuk do të jetë në gjendje as të artikulojë veten e saj si të barabartë me të gjithë të tjerët, as në Ballkanin Perëndimor as ndërkombëtarisht”, tha ai.

Ambasadori Hoxha komentoi ndër të tjerat edhe debatin e Ramës më përfaqësuesit e Rusisë, duke thënë se debati i tyre është episodik dhe nuk ka lidhje me thelbin e takimit.

“Debati procedurial në fillim të takimit është episodik dhe nuk ka të bëjë me thelbin e takimit. Ky takim i sotëm është pjesë e programit të presidencës shqiptare të Këshillit gjatë këtij muaji. Është një nga dy takimet dhe aktivitetet shënjuese, në anglisht quhen “signature events”, janë takime në të cilat presidenca investohet më shumë se sa në pjesë të tjera të axhendës.

Ky takim i këtij niveli të lartë, debat i hapur me Ukrainën është hera e parë që organizohet që prej fillimit të luftës dhe është në pajtim të plotë me qëndrimet që ka mbajtur Shqipëria mbi konfliktin  në Ukrainë”, tha Ferit Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat