Mahmuti edhe sot vazhdon dëshminë në Speciale

Aktuale

Mahmuti edhe sot vazhdon dëshminë në Speciale

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 07:12
Bardhyl Mahmuti

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Edhe sot veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili është dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, do vazhdojë për t’iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai tha dje se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së.

Mahmuti tha se UÇK-ja nuk ka pasur karta anëtarësimi pasi nuk ka qenë parti politike dhe se i njëjti nuk ka pasur ndonjë nofkë.

Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i njëjti tha se ka qenë i angazhuar në mbrojtjen politike të UÇK-së, për të arsyetuar në rrafshin diplomatik domosdoshmërinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Ndryshe dje Mahmuti ka folur për librin ‘‘Mashtrimi i Madh’’. Spas ky libër është një analizë politologjike e asaj çfarë pjesërisht ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat