Escobar paralajmëron takim me Vuçiqin këtë javë: Beogradi mos të bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës

Aktuale

Escobar paralajmëron takim me Vuçiqin këtë javë: Beogradi mos të bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 08:59
Escobar- Vuciq

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë. Gjithashtu ka kërkuar nga Beogradi që të mos bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës.

Escobar tha se nuk e ka takuar Aleksandar Vuçiqin në New York, por tha se shpreson që ta takojë këtë javë.

Escobar ka ripërsëritur kërkesat e tij për Kosovën e Serbinë. Nga kjo e fundit ka kërkuar që të mos bëjë gjëra destabilizuese brenda Kosovës.

“Do të doja ta them që ne mendojmë se Serbia duhet të vendosë sanksione. Nuk ka ndonjë detyrim ligjor për të vepruar kështu dhe është qartësisht një vend që mund të drejtojë vetë politikën e tij të jashtme. Por nuk është në të mirë të imazhit të Serbisë që të qëndrojë në periferi të familjes evropiane. Pra kjo është ajo që e kemi thënë vazhdimisht dhe do ta përsëris”.

“Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, tha ai për Zërin e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat