Tre burrat serbë që u arrestuan dje, dyshohen për krime lufte në territorin e Vushtrrisë

Aktuale

Tre burrat serbë që u arrestuan dje, dyshohen për krime lufte në territorin e Vushtrrisë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Tre burrat e nacionalitetit serb, që u arrestuan dje, dyshohen se kanë kryer krime lufte në teritorin e Vushtrrisë.

“Gjatë luftës në Kosovë  të dyshuarit kanë marrë pjesë në vrasje, tortura, shkatërrim prone dhe dëbim të popullatës civile në territorin e Vushtrrisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ata dyshohet se kanë kryer këto krime në periudhën e viteve 1998-1999.

Pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat