Presidenti kroat Milanoviq në OKB bëri thirrje për njohjen e Kosovës

Aktuale

Presidenti kroat Milanoviq në OKB bëri thirrje për njohjen e Kosovës

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:15
Presidenti kroat Zoran Milanoviq

Presidenti kroat Zoran Milanoviq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje  për njohjen e Kosovës dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në fjalimin e tij të mërkurën, ai shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në raportet Kosovë-Serbi.

Ai njëherish bëri thirrje për depërshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të të Kosovës si anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare. njofton N1 i Kroacisë.

Në fjalën e tij, Milanoviq theksoi, ndër të tjera, se Kroacia mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe se mirëpret vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë asaj statusin e kandidatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat