Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 10:56
Matthias Conrad

Në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, është mbajtur Paneli IV “Ruajtja e Demokracisë: Adresimi i praktikave të prapambetura dhe joliberale në Ballkanin Perëndimor”.

Matthias Conrad, nga ambasada gjermane në Kosovë, përmendi tensionet në veri dhe rastin e tentim-revokimit të licencës së mediumit Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai ritheksoi se sa është e rëndësishme që të punohet sa më shumë në drejtim të ruajtjes së demokracisë dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

“Ka progres në disa fusha, dhe regres në disa të tjera. Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, sfidën për licencën e Klan Kosovës, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja mbetet e pa kompletuar”.

“BE-ja vetë duhet të jetë gati për raundin e ardhshëm të zgjerimit. Shoqëria civile ka zë të fortë dhe duhet ta bëjë zërin e vetë që të dëgjohet. Mungesa e një rruge të qartë drejt BE-së ka krijuar sentiment jo të lehtë në këtë aspekt”.

“Në këtë periudhë ku demokracia po sfidohet, jo vetëm në nivelin global, duhet vazhduar të punohet sa më shumë. Kemi shumë punë për të bërë, sepse këto procese kërkojnë angazhim të madh. Kjo konferencë është shumë e rëndësishme pikërisht për këtë”, u shpreh Matthias Conrad.

Paneli u moderuar nga Visar Xhambazi, prej “Sbunker”, që janë edhe njëri prej organizatorëve të Samiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat