“Unë do doja ta marr çdo urdhër nga ai”/ Isa Mustafa tregon se çka thoshte Kolonel Ahmet Krasniqi për Presidentin Rugova

Aktuale

“Unë do doja ta marr çdo urdhër nga ai”/ Isa Mustafa tregon se çka thoshte Kolonel Ahmet Krasniqi për Presidentin Rugova

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:51
Isa Mustafa

Ish Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përkujtoi kolonel Ahmet Krasniqin në 25 vjetorin e vrasjes.

Në një postim në Facebook Mustafa ka kujtuar se Kolonel Krasniqi për çdo veprim që bënte thoshte brengosej se çka do të thotë Presidenti Rugova.

Ai theksoi po ashtu se atentati ndaj Kolonel Ahmet Krasniqit kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Më 21 shtator 1998, para 25 viteve, u ekzekutua në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqi, anëtar i Qeverisë (në ekzil) dhe Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kolonel Ahmet Krasniqi shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq, ishte i afërt me çdonjërin; njeri i luftës dhe i edukatës. Afirmonte përcaktimin kushtetues të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe angazhohej për unifikim të faktorit luftarak.

Për çdo veprim që e bënte, do të thoshte “Çfarë do të thotë Presidenti Rugova, sepse ai është Komandanti im Suprem, Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Edhe pse e di që është e pamundur, për shkak të kushteve dhe situatës në të cilën po veprojmë, unë do doja ta marr çdo urdhër nga ai”. Pata nderin që për një periudhë të rëndësishme, si anëtar i Qeverisë në ekzil të punoj me Kolonel Ahmet Krasniqi. Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat