Deputetja e LDK-së e pyet Kurtin dhe ministrat e tij/ Kush po ju pengon, jeni në pushtet pse nuk po punoni?

Aktuale

Deputetja e LDK-së e pyet Kurtin dhe ministrat e tij/ Kush po ju pengon, jeni në pushtet pse nuk po punoni?

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 21:10
Valentina Bunjaku

Valentina Bunjaku, nga LDK tha se Qeveria Kurti për tri vite nuk ka bërë asgjë.

Ajo thotë se tani në pushtet Kurtin dhe kabinetin qeveritar nuk e pengon askush për të punuar e për të çuar përpara proceset e rëndësishme.

Bunjaku thotë se përveç mospunës, ministrat e Kurtit e kanë shkelë Kushtetutën.

“Tanimë po i bënë tri vite ne qeveri edhe gjashtë muaj e qeverisë Kurti 1, tani nuk po dimë kush po ia nxen rrugën zotëri Kurtit për mos me punu, kush po e pengon zotëri Kurtin që me i kontaktu ministrat e vet me bisedu për librat, dhe me u marr vesh në prill. Kush po e pengon zotëri Kurtin që zotëri Vitia nuk ka penj në spitalet e tona, s’ka shtretër, kush po i pengon këta për mos mu zhvillu, me pasë zhvillim ekonomik, edhe kush i ka pengu këta që secili ministër prej tyre, shumica prej tyre e kanë shkelë kushtetutën e kështu me radhë”, tha ajo.

Ajo thotë që Kurti me qeverinë e tij nuk po dinë më as çka po flasin.

“Nuk ia vlen me diskutu, sepse nuk janë duke ditur as çka po thojnë, se leje më se çka po punojnë, sepse për me punu nuk bëhet fjalë, por me rrënu”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat